Kush tha që Teuta është e dobët? E provoi Skënderbeu!

Teuta mund të ketë qenë një nga skuadrat më të rrezikuara këtë kampionat, por nga java në javë nuk duket të jetë më e tillë. Barazimi 1-1 në Korçë me Skënderbeun ishte thjesht kryevepra e arritjeve të fundit të skuadrës së drejtuar nga Gugash Magani. Me karakterin dhe ashpërsinë tipike të trajnerit, durrsakët morën një rezultat shumë pozitiv në fushën e kampionëve, duke treguar se nuk do të pranojnë të rrezikojnë pozitat në Superligë. Nga ana tjetër, Skënderbeu kuptoi se nuk do ta ketë aspak të lehtë të mbrojë titullin, edhe pse për momentin është në vendin e parë.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të me golin e shënuar nga Musta, pas gjuajtjes së Hilës që goditi traun e portës së Shehit. Teuta mund të kishte edhe ndonjë gol tjetër, por edhe Salihi mund të kishte barazuar me gjysmë roveshatë. Pas pushimit, vendasit rritën presionin dhe pas rastit të Vangjelit, barazuan me Xhejmsin në 63’. Deri në përfundim pati edhe ng një rast për çdo ekip, pra barazimi ishte i drejtë. Skënderbeu ka tani 48 pikë ndaj 47 të Kukësit dhe 43 të Partizanit, por që do të luajnë nesër, përkatësisht në Vlorë dhe në Laç.

Sfidanti.al