Talenti anglez dhe ylli i Ajaksit, çfarë do të bëjë Bajerni me ta?!

Për 16-vjeçarin Xhud Bellingham mund të ketë një derbi me Dortmundin, por edhe një luftë anglo-gjermane me Mançester Junajtidin dhe Arsenalin, që e duan në Angli. Bellingham është lojtar i Birmingamit, dhe mediat shkruajnë se është shumë i talentuar, ndaj edhe Bajerni po mendon për të. Birmingami është i sigurt se do ta mbajë tani në janar, por gjatë verës punët mund të jenë ndryshe, ndërsa futbollisti ka kontratë deri në 2021.

Gjithsesi, tek Bajerni mund të mendojnë edhe për një lojtar shumë të talentuar, por me më shumë përvojë. Ky mund të jetë Hakim Zijeç i Ajaksit, pasi klubi holandez ra dakord që ta lejojë të largohet, në këmbim të një shume prej 50 milionë eurosh për kartonin. Vetë futbollisti maroken ka deklaruar se bavarezët u menduan shumë gjatë për të, ndaj edhe ai e zgjati kontratën me Ajaksin deri në 2022. Ndoshta, Bajerni i ka dhënë fund mëdyshjeve dhe mund t’ia paguajë 50 milionë eurot Ajaksit për Zijeçin.

Sfidanti.al