Sulmuesit e humbën bastin e golit, Bajernit i duhet më shumë stërvitje!

Sa mirë që Bundesliga nuk do të fillojë kaq shpejt. Futbollistët e kampionit në fuqi, Bajernit, e kanë nisur paksa me “këmbë të rënda” stërvitjen prej pak ditësh, dhe kjo duket në formën e sulmuesve. Ata u vunë në garë me njëri-tjetrin dhe me portierin e ri, Kristian Fryhtl, duke e humbur bastin. Robert Levandovski goditi shtyllën, Koman, Alaba, Dejvis dhe Zirze provuan që të gjithë, por nuk ia dolën, ndërsa të qeshurat nuk mbaronin. Futbollistët e ruajtën distancën, pra nuk pati duele, nuk pati shtrëngim duarsh, pra pati një “gjoja stërvitje”, paksa akademike, ndërsa trajneri Hansi Flik e kuptoi se lojtarët e tij kanë nevojë për më shumë kohë në fushën e stërvitjes për të ardhur në formë.

Sfidanti.al