Është folur shumë këto ditë për të, dhe nuk dihet sesa nga kanë dalë, apo nga cila anë janë “sponsorizuar” këto lajme. Për Lionel Mesin është shkruar se ai do të shkonte tek Interi, së bashku me Tiago Alkantarën e Bajernit, dhe me gjasë Lautaro Martinez do të shkonte tek Barcelona. Për këtë çështje, kapiteni katalanas tha një fjali të shkurtër: “Kjo është gënjeshtra numër 1”. Thashethemi i dytë kishte të bënte me pagesën e mundshme, nga ana e Mesit, e shumës prej 1.6 milionë USD për lirimin me kusht nga burgu të Ronaldinjos. “Kjo është gënjeshtra numër 2”, – tha Leo, ndërsa gënjeshtra numër 3 ishte se ai do të shkonte për të vazhduar karrierën në Argjentinë. “Për fat askush nuk u beson këtyre lajmeve”, – ishte përfundmi i Mesit.
Sfidanti.al