Çfarë thonë yjet e Paris SG për uljen e rrogës 50 për qind?!

Fatura vjetore është tepër e madhe, ndonëse përsa kohë që “cirku nuk ndalonte”, mund të përballohej. Paris SG cilësohet si klubi i tretë në Europë përsa i përket borderosë vjetore të rrogave, me shifrën prej 337 milionë eurosh, lënë pas vetëm nga Barcelona dhe Reali, por për momentin superyjet do të kenë “qethje”. E përditshmja e kryeqytetit të Francës, “Lë Parizien”, shkruan se sheikët kanë vendosur të ulin rrogat me 50 për qind, të paktën për muajt e krizës. Përderisa një muaj rroga tek PSG-ja shkon gati 30 milionë, do të thotë se klubi do të kursejë nga 15 milionë çdo muaj, por nëse kjo përfshin gjithë vitin, do të thotë se parizienët do të shpëtojnë afërsisht 170 milionë euro. Nuk dihet se çfarë mendojnë Nejmar, Mbape apo yjet e tjerë për këtë “qethje”!

Sfidanti.al