S’ndodh shpesh, kthehet nga “pensioni” që të ndihmojë Bajernin!

Dëmtimi që ka pësuar portieri kryesor i Bajernit të Mynihut, Manuel Nojer, i ka krijuar mjaft probleme këtij klubi, duke qenë se ky gardian i portës bavareze do të duhet që të qëndrojë jashtë fushës deri në fillim të vitit tjetër. Nojeri iu nënshtrua një operacioni në shputën e këmbës, ndërkohë që Bajerni nuk mund të mburret se ka portierë rezervë të përshtatshëm.

Si portierë rezervë, Bajerni, momentalisht, ka Sven Ulrihun dhe të riun Fruhtl, por klubi nuk ka shumë besim tek ata, kështu që drejtuesit e tij vendosën që të kthejnë nga “pensioni” portierin Tom Shtarke, 37 vjeç, që, këtë verë, i tha lamtumirë futbollit aktiv, por pranoi kërkesën e bavarezëve dhe, tanimë, ka filluar stërvitjen me ekipin. Shtarke ka luajtur me Bajernin gjatë viteve 2012 deri më 2017.

Sfidanti.al