Saga “Diego Kosta” u mbyll, por kush do ta paguajë atë deri në janar?

Më në fund, saga “Diego Kosta” u mbyll! Ai, tani, është pjesë përbërëse e Atletikos së Madridit, por do të mund të luajë me ekipin e “jorganxhinjve” vetëm nga janari i ardhshëm. Klubi madridas që të siguronte shërbimet e Kostës, pagoi 55 milionë euro plus 10 milionë të tjera që do të paguhen si bonuse. Por, tani, del pyetja se cili klub do ta paguajë Diego Kostën deri në janar, duke pasur parasysh  sanksionin e UEFA-s kundër Atletikos që nuk e lejon këtë të fundit të marrë ndonjë lojtar të ri deri në janarin e ardhshëm? Përgjigja është – Celsi!

Pra, Diego Kosta do të jetë në borderonë e klubit londinez, deri sa të fillojë sezoni i ri dimëror i transferimeve, në janar. Duke pasur parasysh se pagesa javore e Diego Kostës te Celsi është 200 000 euro, nuk është e vështirë të llogaritet se klubi londinez, deri në janar, do të derdhë në llogarinë bankare të futbollistit të mësipërm plot 2,8 milionë euro.

Sfidanti.al