Robert Levandovski nuk do të shkojë tek Reali i Madridit. Sulmuesi polak, që pëlqehet nga Zinedin Zidan, vendosi të zgjasë kontratën me Bajernin e Mynihut. Mediat gjermane raportojnë se marrëveshja e re vlen deri në vitin 2021, dhe praktikisht duket se Leva do ta mbyllë karrierën në “Alianc Arena”. Ai është tani 28 vjeç dhe në 2021 do të jetë 34. Vlera monetare po ashtu është shumë e madhe, pasi polaku do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, nga të cilat 10 milionë janë bruto, duke u bërë lojtari me rrogën më të lartë tek Bajerni, padyshim edhe në Bundesligë. “Jam i lumtur që rinovova me klubin, – u shprej Levandovski, – së bashku besoj se do të arrijmë suksese të mëdha”.