Një lavdërim të veçantë ka marrë Kristiano Ronaldo për fitimin e Topit të Artë. Ai ka ardhur nga kompania gjigande amerikane e veshjeve sportive, Najk, që i ka bërë dhuratë një palë këpucë speciale. Këpucët janë me material të shkëlqyer, në ngjyrë të bardhë, por pjesën fundore, pra atë të shollës e kanë të artë, si për të celebruar suksesin e Ronaldos. Vetëm 777 palë këpucë të tilla do të prodhohen vitin e ardhshëm, dhe njërën prej tyre do ta ketë pikërisht portugezi. Najk ia ka vënë emrin “Vitoria” këtyre këpucëve, që në portugalisht do të thotë “fitore”. Ronaldo mori më shumë se dyfishin e votave të Mesit në anketën e “Frans Futbollit” ku morën pjesë 173 gazetarë nga e gjithë bota.