Djaloshi afgan, që u bë personazh në media, pasi kishte veshur njw fanelë tw bwrw nga qeset e mbeturinave, në pamundësi të blinte një të vërtetë të Lionel Mesit, më në fund e ka takuar heroin e tij.
Vogwlushi dhe ylli i Barcelonës janë takuar në Doha të Katarit, gjatë organizimit të miqësores, që klubi nga Katalonja do të luajë kundër Al Ahlit.
Murtaza Ahmadi, pas disa muajsh kishte marrë dhuratë nga Mesi një fanellë me nënshkrim. Murtaza vjen nga Afganistani, më saktësisht nga provinca e Gazës dhe u detyrua të largohet drejt Pakistanit në maj të këtij viti. Tani pasi u takua me Mesin, gjashtë vjeçari është bërë swrish kryetemë e mediave sportive botwrore.