Të dy lojtarët janë tepër të rëndësishëm, por për disa muaj fatin e kanë pasur të ndryshëm. Marko Rojs është prej shumë muajsh i dëmtuar, ndërsa Mats Humelsi në të shumtën e kohës ka luajtur, dhe kjo ka sjellë një ndryshim ndikimi në skuadër për dy udhëheqësit. Rojsi është kapiteni i Dortmundit, dhe pritet të mbetet i tillë edhe pse nuk luan që nga shkurti, e ndonëse nuk dihet mirë se kur do të kthehet. “Çështja e kapitenit tek Dortmundi nuk ekziston”, – thotë drejtori sportiv, Mikael Cork. Gjithsesi, revista “Kiker” shkruan se Humelsi ka fituar më shumë pushtet në skuadër dhe se situata lidhur me shiritin është bërë eksplozive. Qendërmbrojtësi do të mbetet zv. kapiten, dhe i tillë do të bëhet edhe polaku Lukash Pishek, me veteranin që do të luajë sezonin e fundit në karrierë. Vetë Humelsi, që po riaftësohet në Zvicër nga një dëmtim në këmbë, thekson se “nuk mendoj se do të marr një rol më të rëndësishëm se ky që kam”. Gjithsesi, “Kikeri” është e sigurt se ai që tani e ka një rol të tillë, më të rëndësishëm.
Sfidanti.al