Në transparencë stadiumi, Katedralja dhe Xhamia e qytetit, mes më të rëndësishmet në Evropë dhe Gjermani. Një ngjyrë e kuqe dominuese, agresive dhe elegante në linjë me vlerat e klubit. Në këtë mënyrë FC Köln mendoi të dizenjojë fanelën e ndeshjeve në transfertë të skuadrës për sezonin e ardhshëm, duke i bërë një homazh qytetit dhe shpitrave të besimit fetar të saj, katolike e myslimane.
Është kjo një zgjedhje e bërë për të kundërshtuar diskriminimet fetare duke e bërë sportin që në këtë rast është futbolli dhe klubi I FC Köln si elementin që i bashkon. Por kjo zgjedhje ka mbartur edhe disa kritika, njëra prej të cilave klubi e mori me anë të një emaili, por që ai vendosi ta publikojë në rrjetet sociale.
‘Duke qenë se nuk mund të identifikohem me myslimanët dhe xhamitë, ju vë në dijeni se dal nga kjo organizatë fetare FC Köln-lexohet në letrën e drejtuar klubit-në këtë pikë, kam frikë se do të luajmë me uniformën rozë sezonin e ardhshëm dhe atëherë hapja e botës do të jetë perfekte’
E menjëhershme ishte përgjigjja e klubit: ‘Keni lexuar Kartën tonë? Jemi të lumtur për zgjidhjen tuaj. Dhe Faleminderit për idenë për fanelën. Mirupafshim’
Në fakt Karta Sportive e FC Köln e redaktuar në 2011 dhe e aprovuar në 2014 në Asamblenë e Klubit ka në përbërje 11 pika që kërkojnë të nxjerrin në pah vlerat e klubit në futboll dhe jetën sociale. Kështu FC Köln ka dashur të lëshojë një sinjal afërsie për komunitetin e madh turk të qytetit dhe përfitoi nga rasti për të riprodhuar sipas ‘këshillës’ që tifozit të indinjuar të njëjtën fanelë rozë.
Sfidanti.al