Ëndrra e Xavi Hernandez: Te Barcelona do të doja Dream Team me Puyol dhe Jordi Cruyff

Barcelona mundi Napolin dhe tani do të duhet të përballet me Bayernin e Mynihut në cerekfinale të Ligës së Kampioneve. Një tjetër sfidë për mbijetesë dhe jo vetëm për blaugranat por edhe për trajnerin Setien. Eliminimi I Barcelonës nga Bayerni që gjithsesi është mes favoritëve për fitoren finale, mund të bëjë qe klubi të vendosë në diskutim trajnerin që nuk arriti dot të fitojë kampionatin spanjoll. Dhe mbi të qëndron një hije e rëndësishme, ajo e Xavi Hernandez.

Spanjolli, kampion bote në 2010 në një intervistë për ‘El Pais’ tha se pas kontakteve të muajit janar, nuk ka folur më me drejtuesit e Barcelonës, por nuk e fshehu se pankina e klubit katalanas është një objektiv I tij.

‘Jam shumë i lumtur që po vijoj të fitoj eksperiencë dhe të përballoj gjithnjë sfida të reja, por sigurisht për mua do të ishte një privilegj që një ditë të drejtoj Barcelonën-tha Xavi-do të më pëlqente të kisha një lloj Dream Team me Jordi Cruyff, Carles Puyol dhe disa futbollistë të këtyre viteve. Do të më pëlqente të krijoja një skuadër me persona të rëndësishëm që e duan klubi, persona të cilëve u besoj dhe që janë besnikë ndaj meje’

Stafi teknik është një ndër problemet e shumta të Setien, bashkëpunëtorët e të cilit shpesh hyjnë në diskutime me senatorët e skuadrës së Barcelonës. Xavi nuk del kundër kolegut të tij, por i ka disa rezerva

‘Në Janar shpjegova se nuk ishte momenti i duhur dhe që nga ai cast askush nuk më kontaktoi më-shtoi Xavi-si tifoz i Barcelonës i uroj vetëm më të mirën. E respektoj Quique Setien, ka një stil të ngjashëm me atë që I nevojitet Barcelonës që është ‘Cruyffizmi’.  Por tjetër gjë është stili e tjetër gjë rezultatet që arrihen’

Një tjetër cështje që mban Barcelonën në ankth është e ardhmja e Messit. Argjentinasi për momentin është i përqendruar në Ligën e Kampioneve, por në fund të sezonit mund të ndodhë ndonjë gjë

‘Messi ka nevojë për Barcelonën dhe Barcelona ka nevojë për Messin-shtoi Xavi-ajo që duhet të bëjë klubi është që ta lumturojë atë sepse me të në radhët e saj Barcelona do të fitojë të tjerë trofe. E kam shumë mik dhe e respektojmë njëri-tjetrin. Është shumë kompetitiv, do gjithnjë të fitojë dhe prej 10 vitesh është lojtari më I mirë në botë. Shpresoj që të punoj sërish me të. Të kesh në skuadër lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave do të thotë të kesh gjithnjë një as nën mëngë për të fituar’.

Sfidanti.al