Ozil mbrohet për refuzimin e uljes së pagës: Prej dy vitesh duan të më shkatërrojnë

Të përfitosh 20 milionë Euro në vit për të qëndruar në tribunë, ndërsa te Arsenali janë shkarkuar dhjetëra punonjës. Situata e Mesut Ozil në javët e fundit u komplikua akoma më shumë se zakonisht. Mesfushori gjerman tashmë është jashtë planeve të Artetës dhe më pas erdhi vala e shkurtimeve në personel  nga ana e klubit. Dhe shumë tifozë kanë bërë si fajtorin kryesor pikërisht Ozil i cili nuk ka pranuar reduktimin e pagës edhe pse është ai lojtari më i paguar i Topcinjve të Londrës.

Por Ozil, kampion bote me Gjermaninë në 2014, nuk është dakord dhe shpjegon arsyet e tij në një intervistë për ‘The Athletic’.

‘Si futbollistë, donim të gjithë të kontribuonim, por kishim nevojë për më shumë informacionie dhe shumë nga pyetjet tona mbetën pa përgjigje-tregon Ozil-të gjithë ishim dakord me pagesat e reduktuara duke parë pasigurinë e momentit. Unë do ta kisha dhënë një pjesë të pavgës sime nëse do të ishte e nevojshme sapo të  përcaktohej situata futbollistike dhe financiare. Por na përfshinë pa u konsultuar mirë me ne. Cdokush në një situatë të tillë ka nevojë për të ditur gjithcka, për të kuptuar se cfarë ndodh dhe ku përfundojnë paratë. Por nuk na dhanë detaje, duhet të jepnim një përgjigje dhe koha ishte shumë e shkurtët për një vendim të rëndësishëm, me shumë presion’

Po në fund Mesut Ozil vendosi të refuzoje.

‘Nuk ishte e drejtë-vijoi mesfushori gjerman-sidomos për më të rinjtë. Kështu që refuzova. Unë kam një fëmijë të vogël, kam impenjime me familjen time këtu, në Turqi dhe Gjermani si dhe me shoqatat e mia të bamirësisë. Kush më njeh e di se jam bujar dhe mesa di unë, nuk isha i vetmi që refuzova uljen e pagës, por u zbulua vetëm emri im. Besoj se e gjithë kjo ndodh sepse prej dy vitesh duan të më shkatërrojnë, të më bëjnë të ndihem i palumtur dhe të bëjnë që tifozët të kenë inatim me mua dhe të krijojnë një imazh joreal të situatës’,

Sfidanti.al