Djokovic tha Po: Do të jetë në Cincinnati dhe US Open

Novak Djokovic do të udhëtojë për në SHBA për të marrë pjesë në turneun Masters të Cincinnatit dhe US Open. Vetë numri 1 i renditjes botërore e konfirmoi këtë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

‘Jam i nderuar që të konfirmoj pjesëmarrjen time në turneun e Cincinnatit dhe US Open-shkruante Djokovic-nuk ishte  një vendim i lehtë për t’u marr, por ideja për të luajtur sërish tenis më emocionon vërtet’. Turneu Masters i Cincinnatit është programuar të zhvillohet në 22-30 gusht, ndërsa US Open nga 31 gusht në 13 shtator.

Djokovic do të jetë i impenjuar edhe në turneun e lojës dyshe me bashkëkombësin e tij Filip Krajinovic. Nuk është hera e parë që këta du lojtarë marrin pjesë në një turne Masters të lojës dyshe. Vitin e kaluar në Shanghai ata ishin në gjendje që të mposhtnin kampionët e Roland Garros, Kraëietz dhe Mies. Në Mastersin e Cincinnatit do të marrin pjesë edhe Thiem me Novak, Tsitsipas me Cuevas dhe Zverev me Puetz

Sfidanti.al