Zhgënjimet me Totenhemin këtë vit kanë qenë të shumta, dhe ngarkesa bashkë me koronavirusin e me shërbimin e detyrueshëm ushatarak ishte gjithashtu e madhe, por koreanojugori Son e fitoi një shpërblim për kontributin e tij. Përtej konfliktit me kapitenin Hugo Joris, që e sulmoi gjatë një ndeshjeje për mungesë impenjimi, Son fitoi çmimin e golit më të bukur të sezonit në Premier Ligë. Ai shënoi ndaj Bërnlit duke vrapuar gati 75 metra për 11 sekonda, e duke dribluar pas 6 lojtarëve kundërshtarë, dhe kjo ndodhi në dhjetor 2019, në fitoren 5-0 të “gjelave”.
Kjo ishte distanca e dytë më e gjatë e përshkuar nga një lojtar për të shënuar një gol në historinë e Premier Ligës. “Isha me fat në atë gol, ndonëse këmbëngula shumë, – tha sulmuesi, – aksioni ishte i shpejtë, unë isha shumë i përqëndruar, dhe doja vetëm që të mos gaboja para portës”. Trajneri Murinjo e krahasoi golin e Sonit me atë të Ronaldos në 1996 për Barcelonën ndaj Kompostelës, dhe tani i biri e quan Sonin, “Sonaldo”. Lojtari i Totenhemit fitoi garën me Bruno Fernandesin e Mançester Junajtidin dhe me dy gola të Kevin De Brujnit të Mançester Sitit.
Sfidanti.al