Blaise Matuidi, zyrtarisht futbollisti i ri i Inter Miami

Tani është zyrtare, mëngjesin e së enjtes, Inter Miami konfirmoi blerjen e tij të parë të madhe në historinë e tij, atë të Blaise Matuidi i cili kalon te skuadra e David Beckham si futbollist i lirë pasi e mbylli kontratën e tij me Juventus. Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi nga Florida bëri zyrtare ardhjen e francezit kampion bote me skuadrën transalpine në 2018 dhe tani pritet vetëm certifikata ndërkombëtare e transferimit që ai të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Diego Alonso.

Blaise Matuidi e mbylli karrierën me Juventusin pasi fitoi 3 tituj të Serisë A dhe u prezantua me shumë bujë në ekipin që i përket David Beckham me të cilin ai ka luajtur në periudhën kur anglezi u bashkua me Paris Saint Germain me me Inter Miami që theksoi se është krenari për të që të prezantojë Matuidi si futbollistin e ri të tij.

Blaise Matuidi transferohet te Inter Miami nën kontratën TAM dhe do të përfitojë pagën maksimal prej 1.5 milionë Dollarësh në vit me Inter Miamin që ka ende një vend në skuadër për të sjellë një tjetër yll futbolli në radhët e tij.

Sfidanti.al