Ciro Immobile ka një partner të ri në repartin e sulmit te Lazio; Vedat Muriqin me klubin roman që i mbylli me sukses tratativat me skuadrëb e Fenerbahces. Në takimin e fundit të zhvilluar mes drejtuesve të të dy klubeve u përcaktuan edhe detajet e kontratës së futbollistit të përfaqësueses kosovare me Lazion. Sulmuesi 26 vjecar do të firmosë me Lazion një kontratë 5 vjecare me pagë 2 milionë Euro dhe bonuse të tjerë në sezon
Përsa i përket Fenerbahces, klubi turk do të përfitojë 18 milionë Euro për kartonin e Muriqit dhe 2 milionë Euro të tjera në formën e bonuseve. Në dy sezonet e fundit në kampionatin turk, Muriqi tregoi se ka një nuhatje të mirë për golin duke regjistruar 32 finalizime fillimisht me skuadrën e Caykur Ryzespor dhe më pas me Fenerbahcen.
Te Lazio sulmuesi kosovar do të marrë vendin e Caicedos që është shumë pranë kalimit në kampionatin e Katarit. Futbollisti ekuadorian ka gjetur akordin me Al Gharafa dhe Drejtori Sportiv I Lazios, Igli Tare që kërkon të paktën 5 milionë Euro për të do të investojë këtë shifër pikërisht për Muriqin.
Sfidanti.al