Roben: “Ndoshta, një ditë, Ançeloti do të më puth edhe mua!”

Karlo Ançeloti ishte aq i entuziazmuar nga loja e Frank Riberisë në ndeshjen e  Bajernit kundër Borusias së Dortmundit (4-1), ndërkohë që ky lojtar francez shënoi emrin e vet në listën e golashënuesve dhe të asistëve për gol, saqë, kur ai (Riberi) doli nga fusha në min. e 74-t, ai fitoi një puthje nga trajneri Ançeloti.

“Një ditë, para ndeshjes, ai kishte ditëlindjen dhe, një ditë më vonë, zhvilloi një lojë të shkëlqyer. Me të vërtetë, nuk duket se ai është 34 vjeç”, tha Ançeloti. Futbollisti veteran tjetër, holandezi Arien Roben, nga ana e tij, ndoshta, me zili, gjestin e rrallë të strategut italian e komentoi, duke thënë: “Jam pak ziliqar, ndoshta, një ditë, edhe unë do ta fitoj një pithje nga ai”, deklaroi Robeni, duke qeshur.

sfidanti.al