Presidenti Hajner: I bindur që Tomas Myler do ta mbyllë karrierën tek Bajerni!

Është djalë i qytetit, i Bavarisë, dhe i klubit që kur ishte fëmijë. Tomas Myler kaloi nëpër ekipet e Akademisë së Bajernit, dhe fitoi gjithçka me skuadrën e parë të drejtuar me radhë nga trajnerë si Luis Van Gal, Jup Hajnkes, Pep Guardiola apo Hansi Flik, ndërsa tashmë po pritet se çfarë do të ndodhë me kontratën e tij. A do të rinovojë Tomas Myleri akordin në Mynih që vlen deri në 2023? Presidenti i klubit, Herbert Hajner, shpreh bindjen se Myleri do të vazhdojë me bavarezët. “Unë jam i bindur se Tomasi do ta përfundojë karrierën me ne, – tha ai, – po flasim për një simbol të Bajernit, për një njeri që mishëron gjithë vlerat e klubit. Nuke mendoj kurrë se Tomasi do të largohet nga ne”.

Sfidanti.al