Niko Kovaç s’ishte tifoz i Humelsit, por Mateus e kritikon keq

Në moshën 58-vjeçare është njeri që duhet dëgjuar me vëmendje. Lotar Mateus është i respektuar në gjithë Gjermaninë, padyshim edhe tek Bajerni, për atë që ka bërë në karrierë, ndërsa në rolin e analistit mund të shkaktojë edhe mërzi. Një nga personalitetet që do t’i bënte nder bavarezëve edhe në rolin e drejtuesit, kritikoi vendimin e bordit për lejimin e largimit të mbrojtësit të qendrës, Mats Humels.

“Unë nuk do të lejoja që Humelsi të largohej, – tha Mateusi, – nuk është çështje parash, por talenti dhe përvoje. Humelsi ka personalitet dhe në fazën e dytë luajti shumë mirë në mbrojtje”. Nga Bajerni lihet të nënkuptohet se klubi do të rikuperojë 20 milionë euro për kartonin e tij, diçka e nevojshme pas shpenzimeve për Pavarin dhe Hernandezin. Pikërisht këta të dy janë mbrojtës dhe do të rrisnin konkurrencën, ndërsa besohet se trajneri Niko Kovaç nuk është ndonjë tifoz i madh i Humelsit. Gjithsesi, Lotar Mateusi, kampioni i botës me Gjermaninë në 1990, kampioni i Europës me Gjermaninë në 1980, si dhe fitues i Championsit në 2001 me Bajernin, mendon ndryshe.

Sfidanti.al