Në Gjermani qahen që Bajerni stërvitet në vapën prej … 24 gradësh Celsius!

Vend e kuvend, fshat e zanat, thotë populli dhe në Gjermani nuk mund të jenë të njëjtë si shqiptarët në Shqipëri apo spanjollët në Spanjë. Ja, në tabloidin “Bild” qahen që yjet e Bajernit po stërviten e po djersijnë në temperaturë 24 gradë Celsius, në një kohë që në Shqipëri po arrihen krejt natyrshëm temperatura deri në 40 gradë! Në një klimë të tillë, që në Spanjë do të ishte pranverore, trajneri Julian Nagelsman po “ua merr shpirtin” lojtarëve të tij, madje duke i detyruar që të bëjnë nga 20 pompa nëse humbasin në ndeshjet me skuadra të vogla. Bashkë me trajnerin 33-vjeçar, veçse “në periferi” janë edhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç dhe ambasadori i ri i klubit, Klaudio Pizarro. Ky i fundit thuhet se erdhi në stërvitje me një Bentli të bardhë.

Sfidanti.al