Luka Joviç 3 gola, “peshku e gjeti ujin” me kthimin tek Frankfurti!

Ishte një lëvizje fatlume për të, dhe për skuadrën, ndërsa gjithkush është i lumtur. Nuk dihet sesa i kënaqur mund të ndihet Zinedin Zidan që u largua sulmuesi që nuk po aktivizohej, por padyshim vetë Luka Joviç dhe Ajntrahti i Frankfurtit janë në qiellin e shtatë. Nga një “peshk pa ujë” tek Reali, sulmuesi serb është kthyer në një “delfin në oqean” dhe ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e para me ish-ekipin e tij. Fitorja 5-1 në fushën e Bilefeldit nuk ishte meritë e tij, por gjithsesi edhe ai e gjeti rrugën e rrjetës duke ndihmuar lojtarët kryesorë si Kostiç e Silva. Ishin pikërisht Andre Silva, Filip Kostiç, sërish Andre Silva dhe një autogol i Nilsonit që ngjitën rezultatin në 4-1, ndërsa Joviç shënoi në minutën e 75-të. Fitorja 5-1 bëri që Frankfurti të ngjitej në vendin e 6-të në Bundesligën gjermane me 30 pikë, ndaj 29 të Dortmundit. Shpresat janë të mëdha për të siguruar futbollin e Championsit pasi vendi i katërt ka 32 pikë, dhe me Joviçin potenciali sulmues i Ajntrahtit është rritur ndjeshëm.

Sfidanti.al