Levandovski mohon … Levandovskin, vështirë t’i ikësh Bajernit!

Gjatë sezonit u fol shumë se Reali interesohej për të dhe se një “çmendur” 100-milionëshe ishte në ajër. Pas duelit në Champions, hipoteza Madrid u hodh poshtë, por u ngrit hipoteza tjetër se Robert Levandosvki kërkonte një ndryshim. “Boll më me Bundesligën, me gjëra të fituara lehtë, dua të provoj diçka tjetër”, – u tha, se u shpreh Leva.

Gjithsesi, në prag të Kupës së Botës, sulmuesi i Polonisë doli kundër vetvetes. “Çdo vit ka zëra të tillë, dhe unë mund të them vetëm se nuk merrem me to”, – tha polaku. Gjithçka u përforcua nga shefi ekzekutiv i Bajernit, Rumenige. “Këto janë fjalë qesharake, dhe me këtë bie dakord kushdo në klubin tonë, – u shpreh gjermani, – Levandovski shënoi 39 gola këtë sezon, dhe ai do të mbetet këtu”.

Sulmuesi ka 180 rrjeta në Bundesligë, dhe është i pari lojtar që nga Gerd Myleri që shënon të paktën 29 gola në tre sezone radhazi të kampionatit gjerman.

Sfidanti.al