Njëra nuk bindi, por që të dyja zhgënjyen me rezultat. Ishin të ndryshëm dështimet e Gjermanisë dhe Spanjës, por të tillë që të tregojnë se do të duhet formë maksimale që të arrish sukses në Botëror. Më herët, ishin kampionët e botës që u mundën në fushën e Austrisë, duke humbur edhe me lojë. Mbrëmjen e fundit ishte Spanja që nuk mposhti dot Zvicrën në fushën e vet, edhe pse dominoi lojën.
Fajtor ishte David De Gea me një gabim tepër të rrallë, që i dha mundësi Rodrigezit të barazonte, ndërsa skuadra spanjolle mund të justifikohet duke thënë se bëri shumë eksperimente. Odriozola ishte e papritura më e bukur për ekipin e trajnerit Lopetegi, duke shënuar një gol të mrekullueshëm. Kapiten ishte Iniesta, por pastaj Pike, ndërsa lojtarët e Realit u aktivizuan pak (Lukas Vaskez, Asensio, por jo Sergio Ramos). Mesfushori me numrin 8 u brohorit kur doli nga fusha, në ndeshjen e fundit për kombëtaren në Spanjë. Për Zvicrën pati tre lojtarë me origjinë shqiptare në fushë, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Blerim Xhemaili.
Sfidanti.al