I duhej një trajner, edhe pse e kishte një të tillë në stol, dhe i pëlqente mjaft. Stefan Efenbergu u detyrua të merrte vendimin e parë si menaxher i përgjithshëm i Uerdingenit, klubit të kategorisë së tretë në Gjermani. Daniel Shtojernagel u emërua zyrtarisht si kryetrajner i skuadrës, ndërsa në krah të tij do të jetë trajneri i këtyre javëve, Stefan Rajzinger. Ky i fundit kishte bërë punë të mirë, siç e pohoi edhe vetë Efenbergu, por kishte problem sepse nuk ishte i pajisur me licencën përkatëse të trajningut. Kështu, ish-legjenda e Gjermanisë dhe e Bajernit u detyrua të vepronte dhe Shtojernagel do të jetë kryetrajner deri në fund të sezonit. Më pas Rajzingeri do të marrë edukimin dhe diplomën, dhe do t’i jepet përsëri skuadra në dorë.
Sfidanti.al