Së pari duhet të merren me humbjen turpëruese në fushën e Augsburgut, por gjithsesi tek Borusia mendojnë edhe për cilësinë e skuadrës. Kapiteni Marko Rojs dha një sinjal të fortë se Xhejdën Sanço do të vazhdojë edhe këtë sezon në “Signal Iduna Park”, pavarësisht se në Angli thonë se interesimi i Mançester Junajtidit vazhdon. “Ai është lojtar thelbësor për ne, – tha Rojsi për “Skaj Sportsin”, – për ne si lojtar, është një lajm i madh që Sanço do të vazhdojë. Jemi të lumtur sepse ai shënon gola, jep asistë dhe na ndihmon për të fituar pikët”. Mançester Junajtid besohet se ka ofruar 90 milionë paundë stërlina, gati 100 milionë euro për kartonin e lojtarit të krahut, ndërsa Dortmundi kërkon 120 milionë euro. Junajtid mendohet se po interesohet edhe për Ismaila Sarrin të Uatfordit si alternativë.
Sfidanti.al