Nga Franca vjen një lajm sipas të cilit Juventus mund të ketë thyer rregullat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Koresë së Veriut. Është e përditshmja ‘L’Equipe’ që flet për këtë cështja teksa thekson se transferimi në muajin janar i Kwang-Song Han te Al Duhail në Katar për 5 milionë Euro konsiderohet nga ekspertët e Këshillit të Sigurisë se bie ndesh me rezolutat e OKB që ndalojnë koreanoveriorët që të punojnë jashtë kufijve të vendit të tyre
E përditshmja e njohur transalpine shpjegon se KS i OKB në janar e kishte paralajmëruar Italinë, por pavarësisht kësaj, transferimi i Han në Katar nuk u anulua. Në të njëjtën kohë ‘L’Equipe’ thekson se KS i OKB I raportoi edhe njëherë rezolutat që kishin të bënin me këtë cështje
Sanksionet e OKB ndaj Koresë së Veriut për mostërheqje nga programi i saj bërthamor parashikonin që shtetet anëtare të Organizatës që të kthenin në vendlindje punëtorët koreanoveriorë që ishin jashtë brenda muajit dhjetor 2019.
Sfidanti.al