Kur kanë kaluar 8 vjet nga tërheqja e Michael, një tjetër Schumacher kthehet të drejtojë një makinë të Formula 1 në një Cmim të Madh. Djali i legjendës së këtij kampionati, Mick do të bëjë debutimin zyrtar në Nurburgring tku do të drejtojë një makinë Alfa Romeo me të cilën do të garojë në provat e para të lira që do të zhvillohen në 9 tetor
‘Jam shumë i lumtur, mezi po pres që të garoj përballë tifozëve gjermanë-shkruante në një postim në Twitter, Mick Schumacher-Falenderoj Akademinë e Pilotëve të Ferrarit, Ferrarin dhe Alfa Romeon’
Piloti 21 vjecar gjerman ka drejtuar edhe më parë makinat modern të Formula 1, sic ishte ai i një Ferrari SF90 në një test në Bahrein vitin e kaluar dhe disa herë ka drejtuar ish makinat e babait të tij duke përfshirë këtu edhe F2004 në Mugello gjatë këtij muaji. Schumi Jr është pjesë e Akademisë së Pilotëve të Ferrarit dhe është shumë pranë fitimit të Botërorit të Formula 2, teksa e kryeson bindshëm këtë kompeticion kur kanë mbetur edhe 2 gara nga fundi I Botërorit, gara që do të zhvillohen në Bahrein në nëntor dhe dhjetor
Përvec Mick Schumacher, janë edhe 2 pilotë të Akademisë së Ferrarit që do të bëjnë debutimin e tyre, Callum Illot dhe Robert Schëartzman; i pari do të zbresë në pistë në të njëjtën fundjave me Schumacher me skuadrën Haas, kurse i dyti duhet të presë garën e fundit të sezonit, atë të Abu Dhabit.
Sfidanti.al