Kupa e Gjermanisë, Bajerni shkon në Bremen, por jo ndaj Verderit!

Është hedhur shorti i raundit të parë të garës së dytë më të rëndësishme në futbollin “teuton”, dhe kampionët duhet të marrin rrugën drejt Veriut. Bajerni do të luajë në Bremen, ndërsa raundi do të zhvillohet në datat 6-9 gusht. Gjithsesi, bavarezët nuk do të ndeshen me Verderin, por me amatorët e Bremen SV, pra Shoqërisë Sportive të Bremenit (Bremen Sport Vereine – Bremen Shport Feraine). Një fat i madh për ekipin që luan në ligën rajonale, Oberligë. “Kjo ishte dhurata e duhur për ditëlindjen time, – tha trajneri Benxhamin Eta, që kishte ditën e shënuar dje, – një mrekulli. Sidomos mezi pres të takoj Julian Nagelsmanin, që është trajneri im i preferuar”.

Sfidanti.al