Jup Hajnkes sfidon Levandovskin: Thyej rekordin tim në Bundesligë

Rekordin e vërtetë e mban Gerd Myleri, por meqë “Bomberi i Kombit” nuk mund të arrihet, atëherë edhe vendi i dytë apo i tretë është gjë e madhe. Jup Hajnkes është ai që mban pikërisht vendin e tretë në renditjen golshënuesve të Bundesligës në të gjitha kohët, ndërsa nxit Robert Levandovskin që t’ia kalojë.

“Unë nuk e di se çfarë thuhet për kalimin e tij në Madrid, por mund të them se kam besim se do të qendrojë tek Bajerni, – tha trajneri bavarez, – për pak kohë ai mund të kalojë numrin e golave që unë kam shënuar si futbollist në Bundesligë. Për të arritur në 220 atij mund t’i duhen 2 apo 3 vjet, dhe unë e nxis që ai ta bëjë këtë gjë”.

Flitet se Levandovski ka rënë dakord me Realin dhe se i ka kërkuar Bajernit që ta lejojë të shkojë në Madrid për ta mbyllur karrierën atje. Në Bundesligë, sulmuesi polak ka realizuar 174 gola (74 Dortmund, 100 Bajern), Hajnkes ka 220 rrjeta, ndërsa Myleri është në krye me 365 gola, ndjekur nga Klaus Fisheri me 268.

Sfidanti.al