Xhenaro Gatuzo ka mbetur po ai, si dikur kur shkelte në mesfushë si një “buldozer”. Nuk ka ndryshuar as karakteri, por as mënyra e shprehjes, pasi trajneri i sotëm i Milanit nuk flet në mënyrën e rafinuar si Alegri apo Guardiola, por sikur të ishte ende ndonjë “i fortë i lagjes”.
E tregoi edhe kur u pyetur përsëri për kontratën e re që pritet të firmosë me Milanin. Pyetje normale për gazetarët, por jo për “Ringion”. “Do t’iu thotë klubi se kur do të vijë kontrata, – shpërtheu ai, – jepini fund diskutimit për këtë kontratë b…, sepse nuk mund të duroj përsëri pyetje të tilla”.
Kontrata pritet të jetë me vlerë deri në 30 qershor 2021 dhe me pagesë vjetore prej 1.2 milionë eurosh, veçse Gatuzo e ka mendjen tek ndeshja ndaj Juventusit. Ka të drejtë të jetë i shqetësuar dhe i përqëndruar, pasi Milani nuk ka marrë asnjë pikë në Torino, që kur Juventusi hyri në stadiumin e ri.
Sfidanti.al