Bundesliga kë një kryeplak dhe ai quhet Klaudio Pizarro. Duket habi sesi kanë kaluar 22 vite karrierë dhe sulmuesi nga Peruja është sot 40-vjeçar, një moshë e respektuar pensioni për futbollistët. Jo për rastin e tij. Pizarro do të bisedojë në mars ose në prill, për një kontratë të re profesioniste me Verderin e Bremenit.
Trajneri Frank Bauman deklaroi se “ne kemi folur, dhe kemi rënë dakord se do të flasim së bashku gjatë këtij viti, në mars apo prill pritet një vendim”. Kjo është hera e tretë që Pizarro luan për Verderin, pasi e bëri në 1999-2001 dhe në 2008-2012. Gjithashtu, sulmuesi peruvian luajti 9 sezone për Bajernin, si dhe për Çelsin e Këlnin, ndërsa në vendin e tij u aktivizua me Deportivo Peskeron dhe Aliansën e Limës. Pizarro ka shënuar 310 gola në karrierë me klubet (plus 20 me kombëtaren), 147 prej të cilëve me Verderin.
Sfidanti.al