Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Filip Lam, është, tanimë, 33 vjeç dhe lojtarët, në këtë moshë, zakonisht, duhet të mendojnë se çfarë do të bëjnë, pasi t’i japin fund karrierës së tyre si futbollist. Por, sikurse qëndrojnë punët, tani, te Bajerni, Lami do të mund të qëndrojë tek ekipi bavarez më gjatë sesa mund të pritej.
Presidenti i ri i Bajernit, Uli Hënes, thotë se ai e konsideron Filip Lamin si një kandidaturë ideale për postin e drejtorit sportiv të këtij klubi të Bavarisë. Lami është “produkt’ i Bajernit të Mynihut dhe, me ekipin e parë, ai ka luajtur, qysh para 10 vitesh. Ne fakt, ai ka luajtur edhe si huazuar me Shtutgatin, gjatë viteve 2003-2005.