Fanela e Bajernit frymëzohet nga bluza e Bekenbauerit në vitet 70-të

Do të jetë fanela e re për sezonin e ardhshëm, edhe pse do të vishet që ditën e nesërme. Bajerni ka zgjedhur një model të bluzës që mund të quhet klasik, i ngjashëm me një uniformë të skuadrës së madhe të viteve 70-të. Manuel Nojer, Robert Levandovski apo Mats Humels do të veshin një fanelë, thuajse identike, me atë që veshën kampionët e mëdhenj Franc Bekenbauer, Gerd Myler apo Zep Maier. Modeli është me fushë të kuqe, si ngjyra kryesore, me 4 vija të bardha në pjesën ballore. Ndryshimi i vetëm me brezin e viteve 70-të është se sot janë 4 vija, në krahasim me 5 që ishin atëherë.

Bajerni ndoshta është pak supersticioz, pasi me fanelën e atëhershme, Bekenbauer me shokë fituan Kupën e parë të Kampionëve në 1974 duke nisur një epokë të madhe. A thua do të ndodhë edhe tani? Gjithsesi, së pari, bluza do të shërbejë nesër për të festuar titullin kampion dhe për t’i dhënë lamtumirën kapitenit Filip Lahm.

Sfidanti.albekenbauer