E imagjinoni dot, një Hënes ishte “fajtori” për shkatërrimin e Bajernit!

Quhet Sebastian Hënes dhe është nipi i të famshmit Uli Henës, dhe djali i të shquarit tjetër Diter Hënes. Pasi nuk pati sukses si lojtar, duke luajtur më shumë tek amatorët si mesfushor sulmues, ka vendosur të provojë suksesin si trajner dhe në moshën 38-vjeçare mund të thuhet se realizoi diçka të madhe. Ishte në stolin e Hofenhajmit që shkatërroi Bajernin 4-1 në ndeshjen e javës së dytë të Bundesligës. Një Hënes kundër bavarezëve, për më tepër “fajtor” për një humbje të tillë.

“Fitorja do të thotë se ne jemi në rrugën e duhur, – u shpreh ai, – tani, na takon që të kemi vazhdimësi, ta përmirësojmë edhe më shumë ecurinë tonë në ndeshjen e radhës në Frankfurt. Kryesorja është të mos na marrë koka erë, sepse ne jemi ende në një proces”. Hansi Flik, trajneri i Bajernit, pranoi se ekipi i tij humbi me meritë. “Kishte shumë arsye për disfatën, – u shpreh ai, – gjithsesi, nuk mund ta bëj me faj skuadrën se nuk u përpoq. Mentaliteti ynë pas 120 minutave (të Superkupës ndaj Seviljes) të së enjtes ishte shumë i mirë. Gjithsesi, ne ramë në grackë dhe u mundëm, ndaj duhet të reagojmë”.

Sfidanti.al