Xhemi Vardi dhe … Mesi, janë makthi i Pep Guardiolës!

Si trajner nuk kishte pësuar kurrë 5 gola në një ndeshje, dhe kjo në plot 12 vjet e 685 ndeshje. Duhej të vinte e 686-ta, kjo ndaj Leisterit, që Pep Guardiola ta provonte diçka të tillë. Rezistoi bukur mirë deri tani, por gjithnjë ka një herë të parë, dhe ishte e tillë që sikur i vuri kryqin shpresave të Mançester Sitit për të fituar titullin në Angli. Në 12 vjet karrierë, vetëm tri herë ka ndodhur që një lojtar të shënojë 3 gola në një 90-minutësh ndaj ekipeve të Guardiolës. Dy herë këtë nder e ka Xhemi Vardi, “sulmuesi elektrik” i Leisterit, ndërsa tjetri lojtar e ka emrin Lionel Mesi, që e bëri në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Bajernit në Champions. Kishte 17 vjet që Siti nuk provonte 5 gola në shtëpi, për herë të fundit kishte ndodhur në 2003 në stadiumin e vjetër “Mein Roud” shkaktuar nga Arsenali i Arsen Vengerit. Nuk dihet nëse këto janë vërtet shenja kaq të këqija apo Pepi do të dijë t’i kapërcejë shpejt.

Sfidanti.al