Është shumë seksi që të pranojë të bëjë fëmijë që tani, por nuk përton ta ndihmojë të dashurin që të rifitojë profesionin dhe pasionin e tij. An-Katrina, e dashura e Mario Gëces, është bërë partnere e tij edhe në një stërvitje të veçantë. Gazeta “Bild” i ka fotografuar dhe filmuar duke u stërvitur me një rrotë traktori, të cilën An-Katrina ia hidhte Marios dhe ky e priste.
Kampioni i botës me Gjermaninë po përpiqet të shpëtojë karrierën që i rrezikohet rëndë, ndërsa është vetëm 25 vjeç. Përveç problemeve psikologjike, ai ka pasur edhe dëmtime, më i fundit në kavilje në nëntor të vitit të kaluar, por besohet se me ndihmën e An-Katrinës gjithçka do të shkojë më së miri, dhe ai do të kthehet të luajë sa më shpejt për Dortmundin.
Sfidanti.al