Ka shumë mundësi që Antonio Konte, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga “Stemford Brixhi”, ndërkohë që media angleze ka zbuluar emrin e ri të trajnerit që do të drejtojë Celsin sezonin e ardhshëm që, sipas tyre, do të jetë ish-trajneri i Barcelonës Luis Enrike. Enrike i paangazhuar, qëkur ai u largua nga “Kamp Nou”, sikurse pretendon media, është kontaktuar, tanimë, me porosi të pronarit të Celsit, Roman Abramoviç, nga njerëzit përkatës të “bluve” të Londrës. Pronari rus i Celsit, sikurse thuhet, është nxehur me Konten, sepse ai e kritikon publikisht politikën e transferimeve të klubit londinez, kështu që ka vendosur që ta zëvendësojë atë në fund të sezonit
Vetë Antonio Konte, nga ana tjetër, nuk është shumë i kënaqur në Angli dhe do që të kthehet në Apenine, por, ndërkohë, një interesim të madh për të po tregon klubi francez PSZH. Kandidatë për në stolin e drejtimit në “Stemford Brixh” përmenden edhe Diego Simeone dhe Maks Alegri, por duket se Luis Enrike është favoriti kryesor.
Sfidanti.al