Mesi  tregon një sekret: “Me Ronaldon rrallë herë na kryqëzohen rrugët”

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë futbollistët që kanë shënuar dhjetëvjeçarin e fundit dhe ata, vazhdimisht, ndodhen në majë të futbollit botëror. Futbollisti më i mirë i Barcelonës, Mesi, deklaroi se nuk ka marrëdhënie të veçanta me rivalin e tij më të madh në fushë, Ronaldo. “Ne shihemi vetëm gjatë ceremonive të dhënies së çmimeve, kështu që, vetëm në këto raste, ne shkëmbejmë ndonjë fjalë njeri me tjetrin. Kjo është normale, pasi rrugët tona kryqëzohen rrallë herë”, i tha Mesi revistës prestigjioze të futbollit “World Soccer”.

Mesi, gjithashtu, iu referua edhe krizës aktuale të rezultateve të Realit të Madridit gjatë këtij viti. “Kjo është një dukuri e përkohshme. Nuk është hera e parë që ne e shohim Realin në një situatë të tillë, por, në fund, ky ekip, gjithnjë, lufton për të gjitha trofetë. Ky ekip zotëron lojtarë cilësorë dhe, sigurisht, që ai do ta kapërcejë këtë situatë”, vuri në dukje Mesi.

Sfidanti.al