Klauzola e tij thuhet se është mes 70 dhe 90 milionë eurove, pasi e tillë ishte manovra e Mino Raiolës në momentin që firmosi kontratën. Erling Halandi pritet të largohert me këtë çmim nga “Signal Iduna Parku” verën që vjen, veçse tek Borusia e Dortmundit po bëjnë gjithçka që të mos ndodhë kështu. Sipas informacioneve nga Gjermania, sulmuesit norvegjez po i ofrohet një kontratë e re me rrogë rreth 17 milionë euro në sezon, që do të ishte një sakrificë e madhe për këtë klub, vetëm që të binte poshtë klauzola “e mallkuar”. Nuk dihet nëse Raiola dhe vetë 21-vjeçari do ta “hajnë këtë karrem”, ndërsa është e qartë se ata duan që të shkojnë në një klub të madh europian, në Angli ose Spanjë.
Sfidanti.al