Ka një thënie të kohës së Mbretit Zog, për mënyrën sesi duhet të sillesh me shqiptarët. Sipas saj, kur ministri i brendshëm Juka i tha Naltmadhnisë i alarmuar se njerëzit janë të pakënaqur, thuhet se Mbreti iu përgjigj: Ore Musa, unë di që ti je burrë i zgjuar, shqiptarëve jepu disa medalje dekorata dhe kënaqen, ndërsa disave andej nga Jugu duhet t’u japësh edhe ndonjë lek”. Interesti primordial shpesh herë ndikon në mbështetjen politike dhe kjo ndihet edhe sot, ndaj edhe është e vërtetë ajo që tha gazetari Artan Hoxha se “në çarterin e kombëtares për ndeshjen në Hungari ishin presidentë të klubeve të Kategorisë së Parë”. Kjo, për t’u bërë qejfin, që të japin votën kur të jenë zgjedhjet në FSHF vitin e ardhshëm. Sa herë që në Shqipëri vijnë zgjedhjet (qoftë politike, apo në futboll) ne shohi se ka ose bojkot të kampionateve që çuditërisht përkon me linjën politike familjare të kreut të Federatës, ose ka akuza e letra anonime (me të vërteta po jo brenda), ka edhe dhurata nga ato që Mbreti Zog ia sugjeronte ministrit Musa Juka.
Sfidanti.al