Një tjetër dënim “me pambuk” për një yll futbolli, Karim Benzemanë!

Akuza është për kërcënim nëpërmjet publikimit të mundshëm të një videoje kundër ish-shokut të ekipit, Matjë Valbuena. Modeli i ofruar në këtë rast nga Karim Benzema është nga më të këqinjtë e mundshëm, një sjellje vërtet ordinere, por ai është një yll futbolli dhe nuk mund të hyjë në burg. Për këtë gjë, sistemi i sotëm europian i drejtësisë ka vendosur një “vegjë” që “rrotullon” “qitapin” sipas rastit, ndaj edhe sulmuesi i Realit vërtet u dënua me 1 vit burg, por kjo gjë do t’i mbetet “varur”. Dënimi është me kusht, pra “Karim, do të hysh në burg nëse e bën edhe një herë tjetër”. Dënimi tjetër i rëndë për xhepin e sulmuesit francez ishte gjoba prej diçka mbi 70 000 euro, që do të thotë më pak se rroga e … dy ditëve! Me të vërtetë, një ndëshkim shembullor!

Sfidanti.al