Dortmundi ishte zgjedhja më e mirë për “buzëqumështin” Haland!

Sot ai është një burrë, edhe pse vetëm 21 vjeç, por dy vjet më parë ishte ndryshe. Erling Halandi ishte një lojtar 19-vjeçar që e kishte provuar veten vetëm në Bundesligën austriake me Salcburgun, dhe ishte ende enigmë sesi do të paraqitej ai në ligat e forta të Europës. Kjo bëri që sulmuesi norvegjez të mos pranonte të shkonte tek Mançester Junajtidi, që kishte në atë kohë trajner Ole Gunar Solskjerin (ashtu si edhe tani), ndërsa klubi anglez bëri një ofertë mjaft më të mirë se Borusia e Dortmundit. Gjithsesi, Halandi dhe agjenti i tij Mino Raiola gjykuan se Premier Liga ishte një hap tepër i madh, dhe sidomos një skuadër si Mançester Junajtidi. Për këtë arsye, u pranua të shkohej tek Dortmundi që dha vetëm 20 milionë euro për kartonin e tij, pra Salcburgu humbi jo pak. Tashmë, Halandi ka shënuar 70 gola në 69 ndeshje për ekipin gjerman dhe pritet që verën e ardhshme të transferohet për një vlerë nga 75 në 90 milionë euro.

Sfidanti.al