Cfare turpi në Gjermani, tifozët ultras ‘pushtojnë’ fushën e lojës

Turp dhe Horror; kështu mund të përkufizohet ajo cfarë ndodhi përpara fillimit të ndeshjes mes Kiel dhe St.Paulit në Divizionin e dytë të kampionatit gjerman. Një grup tifozëtsh ultras të skuadrës së Kiel zbritën në fushën e lojës për të hedhur flakadanë në drejtim të tifozerisë së St. Paulit duke krijuar një situatë shumë të tensionuar. Ata që ndërhynë në mes të këtij kaosi ishin vetë futbollistët e St.Paulit, ndërkohë që erdhi edhe ndihma e policisë e cila raportoi për shumë persona të arrestuar për këtë ngjarje.

sfidanti.al