Bundesliga “zbardh” sezonin, por Bajerni rrezikon të mos paraqitet!

Kalendari është gati, por kampionët nuk dihet nëse do të përgjigjen në apel. Bundesliga gjermane nis në 19 shtator, dhe Bajerni mund të mungojë nja dy javë për shkak të angazhimit në Champions, sidomos nëse arrin deri në finale. Në 19 shtator, bavarezët janë të planifikuar të luajnë në Mynih ndaj Shalkes, një ndeshje dikur tepër emocionuese, por që sot e ka humbur rëndësinë e mëparshme. Po ashtu, në javën e parë, është derbi i Borusiave, Dortmundi ndaj Gladbahut, ndërsa Lajpcigu pret Maincin. Gjysma e sezonit parashikohet të jetë në 20 janar. Pushimi dimëror bëhet pas javës së 13-të, që luhet në 19 dhjetor, ndërsa java e 14-të zhvillohet në 2 janar. Bundesliga përfundon në 25 maj, dhe Bajerni pret Augsburgun.

Sfidanti.al