Vidal largon Interin: Qëndroj te Barcelona

‘Nëse do të dojë Zoti, edhe në sezonin e ardhshëm do të jem pjesë e Barcelonës’. Është fraza e thënë nga Arturo Vidal në një intervistë për ‘El Mundo Deportivo’ me mesfushorin kilian që largoi zërat për një kalim të tij në Itali në radhët e Interit.

‘Kam edhe një vit kontratë, por ndihem I rëndësishëm këtu, ndjej afeksionin e skuadrës dhe shpresoj që të respektoj kontratën time deri në fund-tha Vidal gjatë intervistës së tij-Dua të fitoj Ligën e Kampioneve dhe të tentoj fitoren e Tripletës sezonin e ardhshëm’.

Sfidanti.al