Vendimi pritej prej ditësh, por dënimi për Racing Point erdhi vetëm ditën e premte përpara zhvillimit të provave të lira në garën e Silverstone që feston 70 vjetorein e tij. Janë 400 mijë Euro gjobë dhe 15 pikë penalizim për skuderinë anglo-kanadeze që u përfshi në qendër të një padie të ngrituyr nga Renault për ngjashmëri të dukshme mesa makinave Racing Point me makinat Mercedes të vitit të kaluar.
Por dënimi ka një risi brenda saj; penalizimi me 7.5 pikë dhe 200 mijë Euro gjobë do të jetë për secilin prej 2 pilotëbe Stroll dhe Perez në klasifikim dhe 15 pikë penalizim në klasifikimin e konstruktorëve për skuderinë. Sipas një komunikate të FIA, Racing Point e mori dënimin për Cmimin e madh të Styrias në Austri, ndërkohë që për dy garat e ardhshme, ndërkohë që mori vetëm vërejtje për dy garat e ardhshme në Budapest dhe Silverstone
Racing Point ka reaguar teksa bëri të ditur se do të apelojë vendimin për këtë dënim nga ana e FIA. Shefi i skuadrës, Otmar Szafnauer konfirmoi këtë plan të skuderisë teksa theksoi se makina Racing Point ishte dekretuar sipas rregiullave dhe se mund të përdoret kështu sic është.
Sfidanti.al