F1, Perez përsëri pozitiv me Covid-19, Hulkenberg mbetet te Racing Point

Nuk është e thënë për Sergio Perez. Piloti meksikan i Racing Point, që rezultoi pozitivme coronavirus  në garën e javës së kaluar në Silverstone, vazhdon të jetë i prekur nga Covid 19 dhe do të qëndrojë në karantinë edhe për raundin e dytë të garës britanike. Në vendin e tij do të marrë pjesë Nico Hulkenberg që javën e kaluar zhvilloi provat e lira dhe kualifikuese, por nuk mundi të zhvillojë garën për shkak të një problemi teknik të shfaqur në vijën e startit të garës

‘Testi për coronavirus i Sergio rezultoi sërish pozitiv dhe ai do të vazhdojë të ndjekë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore angleze-bëri të ditur Racing Point në një komunikatë për shtyp-fizikisht ai është mirë dhe po rikuperohet, e gjithë skuadra mezi po e pret kthimin e tij’.

Me pak fjalë, Hulkenberg do të ketë një shans të dytë për të marrë pjesë në një garë me skuderinë ku ka qenë në 2011-2016 përpara kalimit te Renault.

‘Fundjava e kaluar ishte si një takim në errësirë për mua, pas njëlargimi disa vjecar  nga skuadra dhe  me një makinë që nuk e kisha drejtuar kurrë-tha gjermani-mësova shumë për RP20 dhe tani jam gati të vë në provë eksperiencën e akumuluar. Garimi në të njëjtën pistë si fundjavën e kaluar i bën gjërat pak më të lehta dhe djemtë këtu kanë bërë një punë të shkëlqyer për të më ndihmuar që të gjej ritmin. Mendoj se mund të luftojmë për zonën e pikëve, është objektivi im. Gjithsesi, shpresoj që Checo të shërohet sa më shpejt’.

Sfidanti.al