Bajern, vërtet mendon ta largosh Frank Riberinë?!

“Vera e vjetër është më e mirë”, por kur vjen puna tek futbolli, këtu nisin dyshimet. Si mund të vlerësohet një 35-vjeçar si Frank Riberi, aq më shumë që ai luan për një nivel maksimal tek Bajerni? Klubi bavarez e kishte dhënë mendimin e tij, dhe ditët e francezit në Mynih duken të numëruara, por ai ka vendosur të luftojë deri në fund.

Ishte i tij goli fitues ndaj Lajpcigut në “Alianc Arena”, madje 6 minuta përpara fundit, në një ndeshje nervoze dimri për Bundesligën. Dortmundi ishte mundur një mbrëmje më herët, dhe kampionët nuk po arrinin të përfitonin, veçse “i nxorri nga balta” Riberi. Ky ishte goli i tretë i 35-vjeçarit në 5 ndeshjet e fundit dhe ndoshta trajneri Niko Kovaç po mendon t’i japë edhe një vit kontratë të paktën. Suksesi 1-0 ndaj Lajpcigut bëri që Bajerni të jetë tani 6 pikë larg Borusias së Dortmundit.

Sfidanti.al